Gjerat Kane Ndryshuar

Elvana Gjata

E tani në dhomën time vetëm
Rastësisht më je kujtuar
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë

E sa herë jemi betuar
Kurrë s'do ishim zëvendësuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar

E tani në dhomën time vetëm fjalët tona m'u kujtuan
Si rrëfim i një përralle të pashkruar
Ti për mua ishe rreze e dielli, unë për ty një gur i çmuar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar

Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti

E tani në dhomën time vetëm s'mund të fle
Se dhimbja më le zgjuar
Si u bëmë nga gjithçka në një asgjë

Asnjëherë s'kemi besuar
Dikush nga ne, do ish larguar
Mesa duket gjërat kanë ndryshuar

Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime si kjo histori
Më nuk do të gjejmë as unë, jo as ti

Ishte histori e bukur shumë
S'e shpëtuam dot as ti, as unë
Në miliona kombinime
Ne do e vuajmë, ne do e vuajmë
Por nuk do të gjejmë as unë, jo as ti

Ooh, ooh
Ooh, ooh


All lyrics are property and copyright of their owners. All lyrics provided for educational purposes only.