Hala Ju Pret Nana

Adem Ramadani

Dallëndyshet shkojnë e vijnë
Asnjë lajm për ju s'ma bijnë
M'l'shoj takati e m'erdh pleqnia
T'u ju pritë nana te shpia

Kur mi nxorrën djemtë prej shpisë
E ma ndanë zemrën përgjysë
M'mërthej vaji e meta shtritë
M'ka ni qielli tuj bërtitë

E dej sa bir t'u m'mshelen sytë
Nana s'nalet tu ju lypë
Hala nana man ymyt
Që po kthehi bir naj ditë

Sa herë n'andërr ti po m'vjen
Po m'merr ngryk o biri jem
Sa po za me ty me u çmallë
Po m'del gjumi e zemrën ma kall

Sa herë menja m'shkon te ti
Hija jote para m'rri
Nëse s'jeni gjallë n'këtë jetë
Boll veç eshtnat t'jau kisha gjetë

E dej sa bir t'u m'mshelen sytë
Nana s'nalet tu ju lypë
Hala nana man ymyt
Që po kthehi bir naj ditë


All lyrics are property and copyright of their owners. All lyrics provided for educational purposes only.